Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka kritikuar rolin e Qeverisë karshi krizës ekonomike në vend. Beqa thotë se kryeministri Kurti dhe ministri Murati po raportojnë si me fol për një shtet tjetër.
“Nëse i dëgjojmë kreyministrin dhe ministrin, e shohim realisht se po raportojnë si me fol për një shtet tjetër. Qytetarët tonë e dinë më së miri cila është përqindja e inflacionit dhe e dinë se sa vështirë e kanë pasë me e përballu këta muaj rritjen çmimeve”.
Ai përmendi edhe ikjen e qytetarëve nga vendi.
“Në të njëjtën kohë kemi pasur ikje çdo ditë të qytetarëve. Ministria e financave në këtë rast nuk ka arritë as me apliku as në Organizatën Botërore të Punës, e cila ka qenë e domosdoshme ta bëjë një veprim të tillë”.
Në fund deputet Beqa ka një kërkesë për Qeverinë, që në procese të jetë akter e jo shikues.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.