“Ne do të mbështesim Ukrainën për sa kohë të jetë e nevojshme”, tha presidenti amerikan Joe Biden në konferencën e tij për shtyp në samitin e NATO-s në Madrid.
Biden thekson ndikimin që lufta ka pasur tashmë tek Rusia, pasi dështoi në shlyerjen e borxhin kombëtar, duke humbur 15 vite fitime në ekonominë e tyre, duke pasur vështirësi në ruajtjen e prodhimit të naftës dhe sistemeve të armëve për shkak të teknologjisë që nuk janë më në dispozicion për Moskën për shkak të sanksioneve, shkruan CNN.
“Ata po paguajnë një çmim të rëndë për këtë, vetëm sot ishulli i gjarpërinjve është tashmë në kontrollin e Ukrainës. Ne do të jemi pranë Ukrainës dhe e gjithë aleanca do të jetë pranë Ukrainës për sa kohë të jetë e nevojshme për t’u siguruar që në fakt ata të mos mposhten nga Rusia.
Ukraina tashmë i ka dhënë një goditje të rëndë Rusisë, Rusia tashmë e ka humbur pozitën e saj ndërkombëtare, Rusia është në një pozicion ku e gjithë bota po shikon,” tha Biden.
Ai tha gjithashtu se guximi i Ukrainës po plotësohet nga mbështetja ndërkombëtare.
“Nuk e di se si do të përfundojë, por nuk do të përfundojë me humbjen e Ukranës,” përfundoi Biden.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.