Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Jeffrey Hovenier.
Në njoftim e presidencës thuhet se, Osmani dhe Hovenier kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në rajon.
Osmani ka theksuar faktin që Kosova është angazhuar në mënyrë konstruktive në dialogun me Serbinë dhe se retorika luftënxitëse nga Beogradi drejtuar Kosovës nuk i kontribuon paqes në rajon.
“Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier. Në takim është diskutuar për zhvillimet në vend dhe rajon në kuadër të koordinimit të vazhdueshëm në mes të Kosovës dhe SHBA-ve në fushën e politikës së jashtme dhe mbrojtjes. Me ambasadorin amerikan, Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova është angazhuar në mënyrë konstruktive në dialogun me Serbinë dhe se retorika luftënxitëse nga Beogradi drejtuar Kosovës nuk i kontribuon paqes në rajon”, thuhet në fund të njoftimit.
Gjatë ditës së djeshme presidentja Osmani është takuar edhe me emisarin e BE’së, Miroslav Lajcak, ku kanë diskutuar për dialogun.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.