Xhudistja Laura Fazliu ka arritur të fitojë medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” që po mbahen në Algjeri.
Kosova ka fituar edhe një medalje në “Oran 2022”, duke dërguar në katër numrin e tyre.
Është xhudistja e re, Laura Fazliu, e cila ka arritur të triumfoj në finale dhe të fitojë medaljen e artë në kategorinë deri në 63 kilogramë.
Laura në finale arriti të mposht me ‘pikë të artë’ spanjollen Perez Cabana dhe ta fitojë medaljen e artë.
Kjo ishte medalja e dytë e artë e Kosovës në “Oran 2022”, pasi dje fitoi edhe Distria Krasniqi në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Ndërkaq, Flaka Loxha fitoi të bronztën në kategorinë deri në 57 kilogramë në xhudo, ndërsa Shpejtim Bajoku në boks.
Ndryshe, në raundin e parë, xhudistja jonë kaloi pa lojë, në të dytin mposhti kroaten Iva Oberan, ndërsa në gjysmëfinale ajo mundi algjeriane, Amina Belkadi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.