×
  • Lajme
  • Botë

    Biden i afërt me mbretëreshën spanjolle, mbreti në “siklet”

    Reporteri
    30 Qershor 2022 | 19:02

    Presidenti amerikan, Joe Biden, është pritur nga çifti mbretëror spanjoll në Gala Mbrëmjen e organizuar në kuadër të samitit të NATO-s në Madrid.

    Ai ndau disa sekonda për bisedë të afërt me mbretëreshën Letizia Ortiz. Kjo, derisa gruaja e tij Jillm mbeti me mbretin Felipe i Gjashtë, në pritje të përfundimit të kësaj bisede, të shoqëruar edhe me mbajtje duarsh të nikoqires nga mysafiri.

    Në fund të gjithë këtij momenti që ishte pjesë e çastit të ndarë për fotografim, mbreti spanjoll shihet duke ngritur shikimin lartë, duke lënë përshtypjen e lehtësimit nga minutat e sikletshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!