×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetari duke shtyrë veturën mes ujit, pamje nga stuhia që goditi Prishtinën

    Reporteri
    30 Qershor 2022 | 20:07

    Një stuhi me breshër e shi ka goditur sot kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën.

    Për pasojë, disa rrugë e lagje janë vërshuar nga ujërat që s’janë përpirë nga rrjeti i drenazhimit e kanalizimit të kryeqytetit.

    Një qytetar ka publikuar disa fotografi e video nga stuhia që për disa minuta ia ndryshoi pamjen Prishtinës.

    Në pamjet e bëra publike nga Bekim Shehu, shihen rrugët e përmbytura nga uji, përderisa një qytetar shtyn veturën e tij mes ujërave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!