×
  • Sport
  • Sport

    Kristjan Asllani prezantohet te Inter

    Reporteri
    30 Qershor 2022 | 23:47

    Pas vizitave mjekësore të një dite më parë, Kristjan Asllani u prezantua të enjten si lojtar i Inter.

    20-vjeçari nuk e fsheh lumturinë.

    “Unë u largova nga Shqipëria në moshën 2-vjeçare. Kam bërë shkollën në Itali dhe më pas nisa të luaja futboll. Nuk e kisha imagjinuar kurrë. Të jem këtu është një emocion shumë i bukur, jam vetëm 20 vjeç dhe të veshësh këtë fanellë është një ndjenjë unike, dua të jap maksimumin”.

    Tek Inter, Kristjan Asllani do të veshë fanellën me numër 14. Mesfushori i Kombëtares Shqiptare ka firmosur me zikaltërit një kontratë 5-vjeçare nga e cila do të përfitojë 1.2 milionë Euro në sezon.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!