Qeveria e Kosovës ka vendosur reciprocitet me Serbinë në lidhje me letërnjoftimet si dhe u ka dhënë afat qytetarëve serbë të ndërrojnë targat e veturave deri në fund të muajit shtator të këtij viti.
Ky vendim ka bërë që të reagojë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp teksa shihej se ishte i nervozuar.
Ai në një moment pati polemika edhe me një gazetar të cilin e urdhëroi që ta fik telefonin pasi po i shkon në nerva.
“Hajde djalosh ndale telefonin. Tash është ora tetë e mbrëmjes dhe tërë ditën po punoj ndërsa më duhet të koncentrohem. Shto faktin edhe se duhet të diskutojë edhe këto tema me Miroslav Lajçakun”, iu drejtua gazetarit i pari i shtetit serb.
Theksojmë se Vuçiq ka paralajmëruar masa ndaj këtij vendimi të qeverisë së Kosovës, por nuk ka dhënë asnjë detaj.
Ndryshe, Serbia dhe Kosova kishin nënshkruar në Bruksel marrëveshjen rreth letërnjoftimeve dhe targave të veturave, të cilën deri më tani në mënyrë të njëanshme e kanë implementuar autoritetet serbe.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.