×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti mirëpret deklaratën e Komisioneres së BE-së për liberalizimin e vizave: Dot të punojmë që ta bëjmë realitet

    Reporteri
    01 Korrik 2022 | 10:07

    Kryeministri Albin Kurti e ka mirëpritur deklaratën e Komisionit Evropian, përkatësisht të Ylva Johansson, Komisonare e BE- së për Çështje të Brendshme, sipas së cilës, Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara për liberalizim të vizave.

    “E vlerësoj shumë rikonfirmimin e Komisonares se ne kemi përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara për liberalizim”, shkroi kryeministri Kurti në llogarinë e tij në Twitter.

    Kryeministri deklaroi se rikonfirmimi i konisionares është se Kosova ka përmbushur kriteret edhe në luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit.

    “Pres që të punoj me ju për ta bërë liberalizimin e vizave realitet për qytetarët e Kosovës”, shkroi kryeministri Kurti.

    Deklarimi i Kurtit vjen pas takimit që komisonarja Johanssen pati me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili qëndroi në Bruksel, për të parë situatën sa i përket liberalizimit të vizave.

    Komisionerja e BE-së: Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!