Faton Klinaku, përfaqësues i OVL UÇK-së, ka thënë se ata që kanë përfituar nga pushtetet e kaluara, janë militantët e kryeministrit Albin Kurti.
Klinaku përmes një postimi në Facebook, ka shtuar se këta militantë që kanë përfituar nga pushtetet e kaluara, janë militantët kryesor të Kurtit dhe ata që, sipas Klinakut, shpifin në Kuvend dhe studio televizive.
Tutje, ai ka thënë se kjo mund të vërtetohet lehtë nëse hulumtohet nga mediat.
“Militantët kryesor të Albin Kurtit e që po shpifin në Kuvend dhe studio televizive, janë ata që kanë përfituar nga pushtetet e kaluara. Kjo gjë vërtetohet lehtë, nëse hulumtohet nga mediat”, ka thënë Klinaku.
Përndryshe, organizatat e dala nga lufta kanë kundërshtuar ashpër mospërfshirjen e tyre në Ligjin për rritjen e pagës minimale, ligji i cili nuk ka përfshirë veteranët.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.