×
  • Lajme
  • Lajme

    Festa për pavarësinë e ShBA-së, ambasadori Hovenier vallëzon me vajzat e Presidentes Osmani

    Reporteri
    01 Korrik 2022 | 23:29

    Në një ambient të ngrohtë e dekorues, Ambasada Amerikane ftoi shumë mysafirë nga jeta politike, shoqërore e kulturore për të festuar 246 vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Aty u pa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me bashkëshortin dhe dy vajzat e saja, si dhe kryeministri Kurti me bashkëshorten e tij.

    Në fotografitë e shpërndara nga Jeff Hovenier në rrjetin social Twitter shihet ambasadori amerikan duke vallëzuar me vajzat e Presidentes Osmani.

    Po ashtu, afër tyre gjendet edhe vetë Presidentja Osmani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!