Pronarët e Manchester Cityt raportohet se kanë rënë dakord për blerjen e klubit të Palermos.
Sipas “Giornale di Sicilia”, presidenti i Palermos, Dario Mirri, ka zhvilluar bisedimet me drejtuesit e kompanisë “City Football Group” të premten.
Sipas mediumit italian, në këtë takim është arritur marrëveshja që sheikët të blejnë 80% të aksioneve për rreth 13 milionë euro.
Mirri thuhet se do të vazhdojë në pozitën e presidentit, por tani me vetëm 20% të aksioneve.
Kujtojmë se Palermo kishte bankrotuar në vitin 2019, për t’u rikthyer pastaj sërish në atë vit nga Serie D.
Sicilianët pastaj ia dolën të inkuadrohen në Serie C, teksa nga sezoni i ri 2021/22 do të jenë pjesë e Serie B – kategoria e dytë e futbollit në Itali./express
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.