Edhe një ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është ftuar për intervistim si i dyshuar për krime lufte nga ana e Gjykatës Speciale. Bëhet fjalë për Ramiz Qeriqin i njohur si komandant ‘Luani’.
Ai mëngjesin e së martesë u intervistua pranë zyrave të EULEX’it në Prishtinë.
Për mediat, komandant Luani është shprehur se nuk ka pasur pasaportë për të udhëtuar drejtë Hagës, kjo ngase ai gjendet në listën e Interpolit. Në një situatë të tillë Qeriqit i është mundësuar intervstimi pranë zyrave të EULEX’it në Prishtinë, shkruan Express.
Ish-komandanti i i Batalionit të ll- të Brigades 121 Kumanova ka deklaruar se beson në luftën e pastër të UÇK’së.
“Më kanë ftuar në cilësinë e të dyshuarit. Nuk kam nevojë që të përgatitem. Unë kam qenë i përgatitur për luftë e atë do ta them edhe këtu. Nëse një shqiptar dyshohet, atëherë kjo i bie se të gjithë ata që ishin në luftë janë të dyshuar. Sepse, të gjithë ne kemi pas një qëllim, mbrojtjen nga uniforma serbe”, ka thënë Qeriqi i njohur si komandant ‘Luan’, pak para fillimit të intervistimit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.