×
  • Lajme
  • Lajme

    Hill: Serbët kanë dy rrugë, lindje ose perëndim

    Reporteri
    02 Korrik 2022 | 11:53

    Ambasadori amerikan në Serbi Christopher Hill tha se për qytetarët e Serbisë ka një rrugë të hapur drejt Perëndimit.

    Ai vlerësoi se kjo është rruga që Serbia duhet të ndjekë, dhe se është në dorën e qytetarëve të Serbisë që të bëjnë zgjidhje.

    “Qytetarët e Serbisë nuk qëndrojnë para dy rrugëve përpara- njëra për Lindje, tjetra për Perëndim. Rruga për në Lindje është e mbyllur për një kohë të gjatë dhe do të duhet të bëhen riparime. Por është e hapur. Rruga drejt Perëndimit, kjo është rruga që Serbia, me gjithë vështirësitë, duhet të ndjekë”, tha Hill.

    Ambasadori amerikan ka deklaruar se ka takime të rregullta me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku, siç thotë ai, diskutojnë për çështje që i shqetësojnë të dy. Siç thotë ai, me presidentin Vuçiq ka diskutuar për situatën në Ukrainë, pra agresionin rus ndaj Ukrainës, situatën në rajon dhe mbështetjen e administratës amerikane për bashkëpunimin rajonal, siç është nisma “Ballkani i Hapur”.

    “Ne nuk jemi dakord për të gjitha çështjet, por sigurisht që do të vazhdojmë të flasim. Mendoj se është shumë e rëndësishme që ne të kemi mundësi të përballemi me qëndrime për shumë çështje”, tha Hill në një intervistë për Danas.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!