Një situatë e jashtëzakonshme ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Graçanicë. Një person është futur në manastir dhe ka ngacmuar motrat e nderit.
Sipas Policisë së Kosovës, personi në fjalë kishte pasur probleme mentale dhe se ndaj të njejtit person, prokurori ka udhëzuar që të iniciohet lënda e rastit dhe të hetohet.
“Ankuesi mashkull K/Serb përfaqësues i manastirit të Graçanicës ka raportuar se i dyshuari mashkull K/Serb i cili dyshohet se është me të meta mentale disa herë kishte hyrë në oborrin e manastirit ku i kishte ngacmuar motrat e nderit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka udhëzuar që të iniciohet lënda e rastit dhe të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.