×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohet programi i Presidencës çeke të Këshillit të BE-së, s’përmendet liberalizimi i vizave

    Reporteri
    02 Korrik 2022 | 17:41

    Çekia ka marrë stafetën nga Franca për ta udhëhequr Presidencën e Këshillit të BE-së për gjashtë muajt e ardhshëm. Presidenca çeke ka publikuar programin e saj me prioritetet që do të ketë në gjashtë mujorin e fundit të 2022-ës.

    programin 67 faqësh thuhet se do t’i kushtohet vëmendje e veçantë zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, pas agresionit rus në Ukrainë, me theks të veçantë normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Presidenca e Çekisë do të mbështesë dialogun politik mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe do të fokusohet në ndikimin e agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukraina në rajon. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet zhvillimeve në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, thuhet në program.

    Liberalizimi i vizave për Kosovën si çështje s’përmendet në programin e presidencës çeke, por në fokus do të jetë zgjerimi i zonës Schengen përfshirë Kroacinë, Bullgarinë dhe Rumaninë.

    Çekia do ta organizojë në tetor edhe një Konferencë Ministrore me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vendeve nga Evropa Lindore, Azia Qëndrore dhe Turqia.

    “Presidenca çeke do të organizojë Konferencën Ministrore të Procesit të Pragës në tetor 2022 me pjesëmarrjen e shteteve Ballkani Perëndimor, vende nga Evropa Lindore dhe Azia Qendrore dhe Turqia, e cila do të synojë të konfirmojë dhe forcojnë angazhimet e vendeve në të gjitha fushat e bashkëpunimit”, thuhet tutje.

    Franca ka udhëhequr me presidencën e Këshillit të BE-së nga 1 janari deri më 30 qershor 2022. Gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur shtytje përpara të çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën./express

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!