Anëtari i shoqatës së gastronomëve, Petrit Reçica, tha se ka kamerier në kryeqytet rroga e të cilit mund të shkojë mbi 500 euro.
Sipas tij pagat janë rritur për shkak të shtrenjtimit të çmimeve të ushqimit e naftës. Reçica tha se shumica e punëtorëve në gastronomi kanë kontrata e u paguhet kontributi pensional.
“Ka paga që e kanë mbi 500 euro neto. 48 orë në javë punojnë por u paguhet puna jashtë orarit me marrëveshje”, tha ai, në emisionin “Ju flet Prishtina” në Klan Kosova.
Ndërsa paga minimale e një kamerieri i cili punon 40 orë në javë, është 300 euro neto, sipas tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.