Mediat greke kanë publikuar pamje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në rajonin e Atikës në Athinë, ku protagonist u bënë dy grupe shqiptarësh, të cilët nga sulmi me armë ndaj njëri-tjetrit, shkaktuan 3 viktima dhe lanë të plagosur dy efektivë policie.
Video e publikuar rishtazi është realizuar nga banorë të pallateve pranë rrugës ku ndodhi sulmi me armë dhe aty dëgjohen fëmijë duke qarë dhe prindërit të shqetësuar.
Ndërkohë, janë zbardhur edhe dëshmitë e banorëve që ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes. Ata janë shprehur për mediat se në fillim menduan që kishin të bënin me shpërthime fishekzjarresh, ndërsa më pas kanë parë efektivët te plagosur.
“Ishim ulur jashtë dhe papritmas dëgjuam të shtëna armësh. Në fillim menduam se ishte fishekzjarre. Më pas kuptuam se çfarë ndodhi. Ne pamë një oficer policie që po çalonte dhe një tjetër që ishte i shtrirë në tokë. Kishim frikë. Disa thonë se ka grabitur një dyqan dhe teksa po kalonin policët, hapi zjarr ndaj tyre”, thotë një dëshmitar okular.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.