×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtrenjtohet çmimi i kurbaneve, sivjet do të kushtojë 140 euro

    Reporteri
    03 Korrik 2022 | 21:08

    Sivjet kurbani do të kushtojë 140 euro.

    Këtë çmim e ka caktuar Bashkësia Islame e Kosovës, e cila njëkohësisht ka bërë edhe thirrje që të gjithë të interesuarit të dorëzojnë kurbanët për nevojat e medresesë.

    Festa e Kuban Bajramit është të shtunën e 9 korrikut për të cilën janë bërë edhe rezervime të gjësë së gjallë nëpër fermerët që merren me shitjen e tyre.

    Therja e bagëtisë që është falënderim i zotit për të mirat e begatitë, sivjet do kushtojë më shumë, shkak vala e shtrenjtimeve.

    Në vitin 2021, kurbani kushtoi 120 euro, ndërsa koha e therjes së tij është pas faljes së namazit të Bajramit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!