Komisioni i Zgjedhjeve në Serbi ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 3 prill të këtij viti. Kësisoj, sipas rezultateve, pjesë e Kuvendit të Serbisë nga Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës do të jetë Shaip Kamberi.
Sipas Danas, Kamberi do të jetë përfaqësuesi i vetëm nga komuniteti i shqiptarëve.
Kamberi është zgjedhur deputet pasi janë përsëritur zgjedhjet për të pestën herë, periudha paraprake për të cilat përfaqësuesi shqiptar në Kuvendin serb ka pretenduar se ka pasur shkelje.
Siç raporton mediumi, partia e Vuçiqit do të ketë 120 deputetë.
Afati për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit të Serbisë është 4 gushti, pas së cilës përfundon afati 90-ditor për konstituimin e qeverisë së re.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.