×
  • Lajme
  • Lajme

    “Personat nën moshën 18-vjeçare mos t’ia mësyjnë Malit të Zi me certifikatë të lindjes”

    Reporteri
    05 Korrik 2022 | 15:16

    Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka njoftuar se Mali i Zi ka pezulluar vendimin e mëparshëm në bazë të të cilit fëmijët nën moshën 18 vjeçare nga Kosova lejoheshin të kalonin kufirin vetëm me certifikatë të lindjes.

    Sipas vendimit të ri, edhe ky grup i shtetasve duhet të jenë të pajisur me një dokument të vlefshëm udhëtimi.

    “Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, se për kalimin kufitar në Malin e Zi, edhe fëmijët nën moshën 18 vjeçare duhet të jenë të pajisur me një dokument të vlefshëm udhëtimi”, thuhet në komunikatë.

    “Mali i Zi ka pezulluar vendimin e mëparshëm në bazë të të cilit fëmijët nën moshën 18-vjeçare nga Republika e Kosovës, janë lejuar të kalojnë kufirin vetëm me certifikatë të lindjes”, shton komunikata.
    “Vendimi për hyrjen në Malin e Zi të të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës, përfshirë edhe të miturit, vetëm me dokumente të vlefshme udhëtimi, është tashmë në fuqi”, përfundon njoftimi i MPJD-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!