Avokati i Arif Lushtakut, Haxhi Millaku, tha se policët nuk i kanë pasur me vete tiketat për shqiptimin e gjobave.
Sipas tij, polici ka dashur t’i thotë djalit të gjeneralit “për Skenderaj unë jam boss”.
“Se ka pas me vete tiketën, i thirr kolegët e tjerë me ia pru që me ia shqiptu gjobën, me këtë dua të them se çka është, e ekspozon djalin e gjeneralit se “ja kush jam unë, unë jam autoriteti, ti se ke lidh rrypin, po unë nuk t’lsho, për Skenderaj unë jam boss”, tha Millaku në Frontal të T7.
Tre Lushtakët tashmë gjendet në paraburgim, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”. Të shtunën e kaluar ata dyshohet se kanë plagosur dy policë në Skenderaj, pas shqiptimit të gjobës ndaj djalit të Nuredin Lushtakut.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.