Genc Krasniqi, miku i ngushtë i mjekut nga Gjakova, Mentor Salihi që ka ndërruar jetë sot, si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidentimi i autoambulancës më 30 qershor në Gjakovë, është shprehur i pikëlluar për lajmin e trishtë që ka marrë.
Ai, në rrjete sociale ka shkruar se Salihin, do ta kujtojë me mërzi e zbrazëti brenda.
Krasniqi, i cili është vetë mjek, ka thënë se nuk ishte koha që Salihi të largohej dhe ka treguar se kishin bërë plane së bashku.
Postimi i plotë i tij:
Shok miq dhe dashamir ,shoku im i ngusht Mentor Salihi u largua nga ne pergjithmone, une per aq kohesa do kem jete do te kujtoj me shume merzi e zbrazti brenda !
Nuk ishte koha e as momenti qe te largohesh shoku im kishim plane te medha bashke ashtu siq edhe filluam por ja qe Zoti te deshti pran vetes pergjithmone!???
Kurr nuk do te harroj shoku im ?
NGUSHELLIMET ME TE SINQERTA PER FAMILJEN SALIHI ,ALLAHU JU QOFT GAJRETIN ?
Perhere ne kujtimet e mia shoku im??!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.