Deputetët e Parlamentit Evropian do të votojnë sot në Strasburg për raportin e këtij viti për Serbinë.
Siç shkruan mediumi shtetëror serb RTS, ky raport përveç se do të shprehë i mbështetjen për anëtarësimin e ardhshëm të Serbisë në BE, kërkesë të veçantë do të ketë harmonizimin e Serbisë me sanksionet kundër Rusisë, gjë që do të jetë një element kyç që do të përcaktojë përparimin e përgjithshëm të Serbisë në rrugën drejt anëtarësimit.
Po ashtu në raport përmendet edhe normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën. Raporti thekson se “Serbia dhe Kosova pritet të nënshkruajnë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve në bazë të njohjes reciproke”, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
Kjo është hera e parë që njohja reciproke përmendet në një dokument zyrtar të një Institucioni i BE-së si zgjidhje e domosdoshme për dialogun Beograd-Prishtinë.
Raporti i Parlamentit Evropian merr formën e një rezolute, e cila nuk është fillimisht detyruese, por paraqet udhëzime politike për vendin në procesin e integrimit evropian. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.