Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në qytetin e Gjakovës, ku kunati ka rrahur kunatën e tij.
Rastin e ka konfirmuar policia, derisa kanë bërë të ditur se ajo është sulmuar me shishe qelqi, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Viktima nuk ka pasur lëndime dhe ka refuzuar tretmanin mjekësor.
DHUNË NË FAMILJE
Gjakovë 04.07.2022-23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht me një shishe qelqi viktimën femër kosovare kunatën e tij. Viktima nuk ka pësuar lëndime dhe ka refuzuar tretmanin mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.