×
  • Lajme
  • Lajme

    Rritje alarmante e rasteve me koronavirus, 341 të infektuar sot

    Reporteri
    06 Korrik 2022 | 12:04

    Numër i lartë i rasteve me koronavirus janë konfirmuar edhe sot në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë njofton për 341 të infektuar në 24 orët e fundit, shkruan Reporteri.net.

    Këto shifra kanë dalë nga 1.165 mostra sa janë testuar gjithsej.

    Dje janë dhënë 78 vaksina anti-Covid.

    Aktualisht, numri i rasteve aktive është 1521.

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ditëve të fundit ka bërë thirrje thirrje të vazhdueshme për qytetarët që të tregohen të kujdesshëm për t’iu shmangur infektimit me bartjen e maskave në ambiente të mbyllura.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!