×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk kalon në Kuvend mocioni për shkarkimin e Bordit të ZRRE-së, VV voton kundër

    Reporteri
    06 Korrik 2022 | 14:42

    Nuk ka kaluar në Kuvend mocioni i LDK-së për shkarkimin e bordit të ZRRE-së, shkruan Reporteri.net.

    Për shkarkim e këtij bordi kanë votuar 22 deputetë, ndërsa 53 kanë qenë kundër, shkruan Reporteri.net.

    Kundër shkarkimit të këtij bordi ka qenë Lëvizja Vetëvendosje.

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se VV-ja është kundër shkarkimit të Bordit të ZRRE-së për shkak se nuk janë ofruar arsyetime të bindshme për një vendim të tillë.

    “Nuk e ka pasur arsyetimin e bindshëm që duhet të ndërtohet në një rrethanë të tillë, kur brenda më pak se një viti kërkohet shkarkimi i Bordit që është emëruar po nga ky Kuvend. Në Ligjin për Rregullatorin e Energjisë parashihen saktësisht situatat kur krijohen kushtet për shkarkimin e bordit”, ka thënë Kusari-Lila.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!