×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq komenton videon e Radojçiqit: Ai është nga Kosova, ku dëshironi të jetë tjetër

    Reporteri
    06 Korrik 2022 | 15:02

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka komentuar një video të nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojiçiq, të publikuar në mediumin pro-qeveritar serb “ALO”.

    Vuçiq ka thënë se nuk e kupton se çfarë mesazhi Radojiçiq ka dashur të dërgojë, meqë siç thotë Vuçiq “ai jeton në Kosovë dhe si qytetar i Serbisë ai mund të zgjedh ku të jetojë në vendin e tij”, shkruan RTV.

    “E ku duhet të jetë Radojiçiq, kur është nga Kosova? Apo dëshironi që ne të urdhërojmë që njerëzit të tërhiqen nga veriu i Kosovës në pjesën qendrore të Serbisë? Ku është Radojiçiq, në Kosovë apo jo, është çështje e tij private. Nuk ka lidhje me shtetin dhe nuk ka pasur asnjëherë. Dëshiron ta dëbosh? A është kjo ideja juaj?”, pyeti Vuçiq.

    Vuçiq  ka treguar se Radojiçiq e kishte realizuar atë video në Leposaviq dhe se është kthyer prapa.

    “Mua s’më intereson se çfarë mesazhi ishte. Pyetni atë. Ata thanë që ai realizoj disa fotografi në Leposaviq dhe thanë se ai u kthye prapë. Dhe, po, ai jeton në Kosovë, cili është keqkuptimi”, ka thënë Vuçiq.

    Milan Radojçiq, që është në kërkim si i dyshuar për përfshirjen në vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq, është lajmëruar dje, nga siç ka pohuar ai nga veriu i Kosovës.

    Nënkryetari i Listës Serbe përmes një videomesazhi i ka njoftuar serbët e Kosovës se është kthyer, madje thotë se nuk do të zmbrapset.

    “Terrori i vërtetë kundër popullit tonë serb po fillon tani. Për popullin tim në veri dhe për të gjithë serbët, vetëm më lejoni t’u them, dhe atyre të tjerëve, unë jam këtu, jam kthyer dhe ju e dini se çfarë do të thotë sepse nga këtu nuk ka kthim prapa. Rroftë Serbia”, tha Radojçiq nga Leposaviqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!