×
  • Sport
  • Sport

    Gjiganti belg shpreh interesim për Vedat Muriqin

    Reporteri
    06 Korrik 2022 | 17:17

    Vedat Muriqi karrierën mund ta vazhdojë në Belgjikë.

    Gianluca Di Marzio ka raportuar se Club Brugge ka shprehur interesim për reprezentuesin e Kosovës.

    Sipas gazetarit italian, klubi nga elita e futbollit belg e kërkon transferimin e plotë të Muriqit, dhe jo huazimin e tij.

    Sulmuesi prizrenas në gjysmësezonin e fundit ishte i huazuar te Mallorca, aty ku regjistroi paraqitje të mira.
    28-vjeçari shënoi 5 gola dhe shtoi 3 asistime në 15 paraqitjet e tij me skuadrën spanjolle.

    Vedat Muriqi me Lazion ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!