Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka zbuluar se është takuar me menaxherin e Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes.
Sidoqoftë, kreu i klubit katalunas nuk ka dhënë detaje se për çka kanë biseduar.
Këto deklarata, numri 1 i Barçës i dha në prezantimin zyrtar të përforcimit më të ri, Franck Kessie.
“Por, kam qenë me të (Mendes) dhe kemi darkuar të hënën dhe kemi biseduar për ‘merkaton’ në përgjithësi”, ka thënë fillimisht Laporta.
“A është biseduar për Cristiano Ronaldon? Nuk ua them se për cilët lojtarë është diskutuar në këtë takim, por është gjithmonë interesante të informohemi për situatën e disa emrave që janë në ‘treg’. Nuk flas për individë sepse nëse bëj këtë, gjithmonë shtrembërohen interpretimet”, vazhdoi Laporta.
Ditëve të fundit po flitet se Barcelona është futur në garë për transferimin e Cristiano Ronaldos, i cili po e kërkon largimin nga Manchester United pasi dëshiron të transferohet në një klub ku do të mund të luante në Ligën e Kampionëve.
Gjithashtu, për ish-futbollistin e Sporting Lisbonës, Real Madridit dhe Juventusit interesim kanë shfaqur edhe Chelsea në Angli dhe Bayern Munichu në Gjermani. /express
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.