Me urdhër të Gjykatës dhe Prokurorisë së Ferizajt, Policia e Kosovës është duke zhvilluar aksion në qytetin e Shtërpcës, ku janë duke u bastisur disa lokacione.
Tashmë sekuestruar disa kamera, pajisje e dokumente të strukturave ilegale serbe.
Në lidhje me këtë aksion të policisë së është duke vazhduar ende, e ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka reaguar duke e quajtur “pushtim” aksionin e policisë, transmeton Reporteri.net.
“Edhe pse njësitet nga Prishtina e dinë shumë mirë se kamerat, të cilat janë instaluar ligjërisht para gati dhjetë vjetësh, nuk janë në funksion për një kohë të gjatë dhe këtë e kanë kontrolluar disa herë në ditët e kaluara, kjo u shërbeu si arsyetim për të pushtuar përsëri Shtërpcën, për të ngacmuar njerëzit që nuk mund të funksionojnë normalisht. Me çfarë arsyetimi forcat speciale bastisin shkollën fillore serbe në Shtërpcë?
Nuk ka dyshim se ka një sulm dhe presion të ri ndaj serbëve që të largohen nga dera e tyre sepse nuk ka arsye të justifikuar për një veprim të ri të Rossut në këtë mjedis serb, thonë nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Aksioni i policisë është duke vazhduar. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.