Trajneri i xhudos, Driton Kuka, kritikon gjeneratat e reja që po bëjnë më pak sport për prezantim të vendit e popullit, e më shumë për interesa personale e materiale.
Kuka potencoi se shisha dhe konsumimi i alkoolit janë bërë penguesit kryesor, derisa shtoi se kur ka një talent në duart e tij, ka njohuri se si ta ngrit drejt majave evropiane.
“Nga këndi i trenerit…Xhudo po vazhdon me rritjen e rezultateve në fakt emra të rinj po dalin në skenë, rrjedhimisht sukseset po vazhdojnë me një kontinuitet!”, është shprehur Kuka.
“Si trener kur kam në duart e mia një talent zakonisht e di rrugën me ngrit drejt majave Evropiane,Botërore e Olimpike por … Lëndimet, rrjetet sociale, jeta josportive që përfshin qëndrimin deri vonë,besa edhe shisha e konsumimi i alkoolit tashmë janë ba penguesit kryesor të rritjes në nivele Kulminante!”, shtoi ai.
“Një problem i ri që ska ekzistuar në të kaluarën është që gjeneratat e reja më pak po bajnë sport për prezentim dinjitoz të vendit e popullit e më shumë për interesa personale e materiale!”.
“Kjo po del tash problemi kryesor! Gjenerata tjera,mentalitet tjetër”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.