×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dalin pamjet e para nga vendi ku u gjet i vdekur Kastriot Myftaraj

    Reporteri
    07 Korrik 2022 | 15:06

    Analisti Kastriot Myftaraj është gjetur i vdekur ditën e sotme.

    Ai dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonte.

    Prej kohësh ai drejtonte emisionin “Ju flet Moska” në Ora News.

    Mediat shqiptare raportojnë se ngjarja ishte parë e gjitha nga nëna e tij me të cilën jetonte.

    Ka qenë e ëma ajo që ka konfirmuar ngjarjen e rëndë.

    Ngjarja ndodhi në mesditë në lagjen “Ali Demi” në kryeqytet.

    Mësohet se Kastriot Myftaraj ndodhej në banesë me nënën e tij të moshuar rreth 90-vjeçe kur ka marrë veprimin ekstrem për t’i dhënë fund jetës.

    Hetuesit po marrin në pyetje të moshuarën për të mësuar momentet e fundit të të birit, bisedën që mund të kenë bërë apo shqetësimet që mund të ketë vënë re tek 60 vjeçari.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!