Deputeti gjerman nga të Gjelbrit, Anton Hofreiter, i ka bërë thirrje Kroacisë që të punojnë bashkarisht për liberalizimin e vizave për Kosovës.
Deklarata e Hofreiter erdhi pasi Bundestagu i dha dritë jeshile qeverisë gjermane që të votojë pro anëtarësimit të Kroacisë në zonën e Euros.
“Ne duhet të angazhohemi bashkërisht për rajonin. Të fillojmë bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të angazhohemi për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe të përdorim një gjuhë më të qartë kundrejt Serbisë”, tha Hofreiter, raporton DW.
Deputeti gjerman ka folur edhe për rëndësinë gjeostrategjike të vendimit të Bundestagut.
“Rajoni i Ballkanit Perëndimor është një rajon, ku vende autoritare dhe diktatura, si Rusia dhe Kina, përpiqen të kenë ndikim. Prandaj është në interes të të gjithëve që të bëjmë hapa përpara në integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE”, tha deputeti ekologjist, i cili është njëkohësisht edhe kryetar i Komisionit të Bundestagut për çështje të Bashkimit Evropian.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.