×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori Hovenier: SHBA është e përkushtuar ndaj rolit të NATO-s në Kosovë

    Reporteri
    07 Korrik 2022 | 18:18

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, është takuar me Julianne Smith, ambasadore e SHBA-ve në NATO.

    Kështu ka njoftuar vetë Hovenier, përmes një postimi në Twitter, në të cilin ka shtuar se ky takim ka ndodhur gjatë vizitës që Këshilli i Atlantikut të Veriut pati në Kosovë.

    Hovenier thotë se SHBA-të së bashku me KFOR-in janë të përkushtuara në promovimin e sigurisë dhe garantimit të stabilitetit për të gjithë njerëzit e Kosovës, por edhe rajonit.

    “E lumtur që takova kolegen time Ambasadoren Julie Smith gjatë vizitës së Këshillit të Atlantikut të Veriut në Kosovë. SHBA-të janë të përkushtuara ndaj rolit të domosdoshëm të NATO-KFOR-it në promovimin e sigurisë dhe garantimit të stabilitetit për të gjithë njerëzit e Kosovës dhe për rajonin”, ka thënë Hovenier.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!