×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja Osmani jep detaje rreth bisedës me zyrtarin e lartë të NATO-s

    Reporteri
    07 Korrik 2022 | 18:41

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë detaje rreth bisedës që ka zhvilluar me zyrtarin e lartë të NATO-s, Mircea Goeana, i cili sot vizitoi Kosovën, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Osmani ka thënë se është biseduar për anëtarësimin e Kosovës në Programin e Partneritetit për Paqe dhe anëtarësimin në NATO.

    “Synimi i anëtarësimit të Kosovës në Programin e Partneritetit për Paqe dhe në NATO është në përputhje me konceptin strategjik të Aleancës Veri-Atlantike. Në takim me zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoană ritheksova mirënjohjen e Kosovës për prezencën e vazhdueshme të NATO-s në Kosovë, si dhe për gatishmërinë për t’i mirëpritur vendet aspiruese të Ballkanit Perëndimor në NATO.

    Uniteti transatlantik është vendimtar për t’i mbrojtur vlerat e përbashkëta të paqes, demokracisë e lirisë si dhe për ta luftuar ndikimin keqdashës të Rusisë dhe satelitëve të saj”, ka shkruar Osmani në Facebook./Reporteri.net

    Postimi i plotë:

    Synimi i anëtarësimit të Kosovës në Programin e Partneritetit për Paqe dhe në NATO është në përputhje me konceptin strategjik të Aleancës Veri-Atlantike.

    Në takim me zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoană ritheksova mirënjohjen e Kosovës për prezencën e vazhdueshme të NATO-s në Kosovë, si dhe për gatishmërinë për t’i mirëpritur vendet aspiruese të Ballkanit Perëndimor në NATO.

    Uniteti transatlantik është vendimtar për t’i mbrojtur vlerat e përbashkëta të paqes, demokracisë e lirisë si dhe për ta luftuar ndikimin keqdashës të Rusisë dhe satelitëve të saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!