Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka thënë se e ka marrë malli për rezultatet e PIPOS.
Ai këtë reagim e ka bërë pas publikimit të sondazhit nga PIPOS, sipas të cilit Vetëvendosje do të merrte 38.19 për qind të votave po të kishte zgjedhje sot.
“Sa shpejt u bënë 10 vite e sa shumë na paska marrë malli për PIPOS-in. Na kanë munguar sondazhet, që marzhën e gabimit nuk e kanë mbi 12%”, shkruan ai.
Ndryshe, në këtë sondazh, qytetarët u pyetën se kë do ta votonin nëse sot do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare. Nga këto matje doli se 38.19% e qytetarëve do të votonin për Vetëvendosjen, partia e dytë është radhitur LDK-ja me 25.12% dhe e treta PDK-ja me 21.35%.
AAK-ja është e katërta me 11.97%.
Kjo matje e opinionit publik është realizuar me 1050 respondentë.
Sondazh i fundit: VV në 38.19%, LDK rritet në 25.12%, PDK e treta me 21.35%