Pas gati dy vitesh, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të vizitohet në Hagë nga prindërit e tij, pasi që nga ajo periudhë po mbahet në paraburgim nën akuzat për krime lufte.
Siç raporton lajmi.net me burime, prindërit e ish-presidentit, Haxhi e Hyra Thaçi, do ta vizitojnë djalin e tyre sot.
Sipas këtyre burimeve, ata do të nisen mëngjesin e së premtes dhe do të qëndrojnë për në kryeqytetin e Holandës deri në orën 16:00.
Dëshirën për ta takuar të birin, e kishin theksuar edhe gjatë vizitës së Edi Ramës, kryeministër i Shqipërisë, në Burojë të Skenderajt.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.