×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i Preshevës: Dy milionë eurot s’janë transferuar ende nga Qeveria e Kosovës për Luginën

    Reporteri
    08 Korrik 2022 | 9:56

    Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka thënë se dy milionë eurot e parapara për Luginën nga Qeveria e Kosovës ende nuk janë transferuar.

    Arifi thotë se kjo situate është shqetësuese, pasi sipas tij, do të vështirësoj edhe realizimin e dy milionë eurove për pesë muajt e mbetur të vitit.

    “2 milion eurot e parapara për Luginën nga Qeveria e Kosovës për vitin 2022, ende të patransferuara në buxhetet e komunave shqiptare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës”, ka shkruar Arifi.

    “Kjo situatë aktuale përveç është shqetësuese, do të vështirësoj gjithashtu dhe realizimin e 2 milion eurove për pesë muajt e mbetur të vitit”.

    Ai shtoi se vonesa e transferimit të mjeteve krijon vështërsi për realizimin e projekteve.

    “Vonesa e transferit të mjeteve shkakton vështirësi edhe në realizimin e projekteve për këtë vit, rrjedhimisht të detyruar projektet do të duhet të shtyhen për vitin e ardhshëm; gjë që i dëshpëron qytetarët”.

    “Projektet e planifikuara si mëposhtë, do të adresojnë nevojat më elementare të banorëve preshevarë dhe janë paraparë të realizohen me mjetet e dedikuara nga Qeveria e Kosovës”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!