Një person, pronar i një fabrike të qeramikës në Ferizaj është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Ai është arrestuar nën dyshimin për sulm fizik ndaj një punëtoreje.
Sipas Policisë, gjithçka kishte ndodhur pas një mosmarrëveshje mes të dyshuarit dhe viktimës.
Policia ka thënë se viktima ka pësuar plagë në pjesë të ndryshme të trupit.
“Me datën 06.07.2022, rreth orës 11:00 në fshatin Dardani të Ferizajt , pas një mosmarrëveshje i dyshuari me inicialet F.I ( M/K) i moshës 28 vjeçar, pronar i një fabrike të qeramikës, e kishte sulmuar viktimën me inicialet A.D ( F/K) e moshës 22 vjeçare, punëtore në këtë fabrikë, duke i shkaktuar lëndime trupore në pjesë të ndryshme të trupit, e cila më pas kishte pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, thuhet në komunikatën e policisë.
I dyshuari me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë teksa rasti vazhdon të hetohet.