Erëra të fuqishme kanë filluar në këto momente në Durrës, duke detyruar pushuesit të largohen me vrap, shkruan Reporteri.net.
Në një video të publikuar ata shihen duke u larguar me të shpejtë pas fuqizimit të erërave.
MetoBallkan njofton se në këto çaste disa sisteme të fuqishme stuhish gjendet në detin e hapur mes Italisë dhe Shqipërisë. Këto vranësira konvektive pritet të përfshijnë Shqipërinë gradualisht.
Në anën tjetër vranësirat e shiut (së bashku me temperatura të ulëta) të cilat gjenden në Kontinent në këto çaste kanë arritur deri në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Serbinë jugperëndimore.
Reshje të dendura shiu janë paralajmëruar edhe në Kosovë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.