×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Super-jahti i themeluesit të WhatsApp-it ankorohet në Durrës

    Reporteri
    08 Korrik 2022 | 12:29

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë lajmin sot se super-jahti ‘’Moonrise” i themeluesit të WhatsApp-it, Jan Koum është ankoruar mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit.

    Në një njoftim në Facebook, Rama ka shtuar se që nga fillimi i sezonit turistik kanë qenë të shumtë kroçerat dhe jahtet e huaja që kanë zgjedhur portet shqiptare për tu ankoruar dhe sjellë turistë të huaj.

    “Nga porti i Barcelonës në Spanjë, në Portin e Durrësit në Shqipëri. Ky është superjahti ‘’Moonrise” i themeluesit të WhatsApp-it Jan Koum i cili është ankoruar mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit”.

    “Që nga fillimi i sezonit turistik kanë qenë të shumtë kroçerat dhe jahtet e huaja që kanë zgjedhur portet shqiptare për tu ankoruar dhe sjellë turistë të huaj”, shkruan Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!