×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Moti i keq, boshatisen plazhet në të gjithë Shqipërinë

    Reporteri
    08 Korrik 2022 | 13:34

    Moti i keq shoqëruar me shi dhe stuhi ere ka bërë që të boshatisen plazhet në bregdetin e Durrësit, Vlorës, Shëngjinit dhe në Jug të vendit.

    Vetëm një ditë më parë plazhet ishin bosh, ndërsa sot nuk gjen asnjë person në breg të detit.

    Vija bregdetare është zbrazur nga frekuentuesit dhe ngjan si një ditë dimri.

    Bizneset private kanë mbyllur plazhet, për shkak se era e fortë nuk ka lejuar zhvillimin e aktivitetit ditor.

    Sipas sinoptikanëve, situata pritet të përmirësohet në orët në vijim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!