×
  • Lajme
  • Lajme

    Bundestagu vazhdon edhe për një vit misionin e ushtarëve gjermanë të KFOR-it në Kosovë

    Reporteri
    08 Korrik 2022 | 14:38

    Bundestagu gjerman  ka vendosur për vazhdimin e mandatit të ushtarëve gjermanë në misionin e KFOR-it në Kosovë, shkruan Reporteri.net.

    Në njoftimin e publikuar në uebfaqen zyrtare thuhet se Bundestagu miratoi vazhdimin e pjesëmarrjes së Bundeswehr-it në praninë ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë (KFOR) të udhëhequr nga NATO.

    Vendimi u mor me 526 vota pro dhe 99 kundër.

    Si arsye përmendet tensionet në veri të vendit si dhe marrëdhëniet e tensionuara Kosovë-Serbi.

    “Qeveria federale shkruan se situata e sigurisë është ende kryesisht e qetë dhe stabile. Megjithatë, ka ende potencial për konflikt dhe përshkallëzim, veçanërisht në veri të vendit, dhe ende ka marrëdhënie të tensionuara mes Kosovës dhe Serbisë. Duke parë veriun e vendit, situata e brendshme politike në Kosovë është ende e brishtë. Në sfondin e luftës
    ruse të agresionit në Ukrainë, shqetësimet për përpjekjet ruse për destabilizimin po rriten”, thuhet në njoftimin e publikuar.

    Bundestagu e zgjat mandatin e Bundeswehrit për praninë në Kosovë çdo një vjet. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!