Sot bëhen 15 muaj nga dita kur është zhdukur biznesmeni Bedri Rexhepi, por familja akoma nuk ka një përgjigje për fatin e tij. Informacionet të cilat deri tani kanë familjarët janë se Bedri Rexhepi me datën 8 prill 2021 është parë në Novobërde dhe nga aty me asgjë nuk dihet për të.
I kontaktuar nga KosovaPress, vëllai i Bedriut, Vedat Rexhepi, tha se nuk ka asnjë zhvillim të ri në lidhje me çështjen e biznesmenit të zhdukur përpos arrestimit edhe të një gruaje.
“Nuk ka asgjë të re. Përpos që është arrestuar A.R, mbesa e të dyshuarit Jeton Vllasaliu, tjetër asgjë, Pra, dy persona aktualisht janë në arrestim për këtë çështje. Sot 15 muaj pa përgjigje”, deklaroi ai për KosovaPress.
Tri javë më parë, Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës A.R, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Ndihmë” në kryerjen e veprës penale “Rrëmbimi”, pikërisht që lidhet me rastin e Bedri Rexhepit.
Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës e pati aprovuar si të bazuar dhe të njëjtës i kishte caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji të cilën është duke e vuajtur aktualisht.
Familjarët jo pak herë janë shprehur të dëshpëruar në institucione pasi kërkojnë përgjigje për fatin e familjarit të tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.