×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori kosovar në Japoni për vdekjen e Abes: Humbëm një mik të madh

    Reporteri
    08 Korrik 2022 | 16:07

    Ambasadori i Kosovës në Japoni, Sabri Kiçmari, ka shprehur ngushëllimet në emër të popullit të Kosovës pas ekzekutimit të ish-kryeministrit Shinzo Abe.

    “Me vdekjen e Abe në një akt shokues të dhunës, Japonia ka humbur një burrështetas të madh dhe Kosova një mik të madh”, është shprehur ai në Twitter.

    “Ngushellime familjes së Abe, qeverisë dhe popullit të Japonisë”.

    Abe vdiq në spital pasi nuk u përballoi plagëve të marra. Ai u sulmua me armë zjarri derisa po mbante një fjalim në një tubim zgjedhor.

    Ai u dërgua me urgjencë në spital, ndërsa i dyshuari u arrestua menjëherë në vend të ngjarjes.

    Për këtë sulm reaguan shumë liderë botërorë, duke dënuar ashpër sulmin ndaj tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!