×
  • Lajme
  • Lajme

    Një 62 vjeçar gjendet i vdekur në oborrin e tij të shtëpisë në Fushë Kosovë

    Reporteri
    09 Korrik 2019 | 18:28

    Një 62 vjeçar është gjetur i vdekur sot në orët e pasdites në oborrin e shtëpisë së tij në lagjen “29” në Fushë-Kosovë.


    Sipas policisë, bazuar në hetimet paraprake dyshohet se viktima kishte plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit, shkruan Reporteri.net.

    “Policia ka marrë informacione rreth orës 13:00 se në lagjen 29 në Fushë-Kosovë, saktësisht në oborrin e një shtëpie ndodhet një person pa shenja jete. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Vdekjen e viktimës mashkull (1957) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Mbështetur në të gjeturat fillestare dyshohet se viktima kishte plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit”, ka thënë zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Reporterin.

    Tutje ajo ka theksuar se tashmë rasti është iniciuar si vdekje e dyshimtë dhe se po punohet për të ndriçuar rrethanat e plota të këtij rasti. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!