×
  • Lajme
  • Lajme

    Boksieri shqiptar rrah hajdutin që u përpoq t’ia vidhte veturën në Gjermani

    Reporteri
    09 Korrik 2022 | 19:00

    Ish-kampioni i botës dhe i Evropës në peshën e rëndë, Senad Gashi, të enjten në mbrëmje doli nga një shisha bar kur zbuloi se një person po përpiqej t’ia vidhte veturën e tij Mercedes Brabus në Hamburg të Gjermanisë.

    Por hajduti nuk e kishte parasysh faktin se Mercedesi i përkiste një boksieri me përvojë.

    Me ta parë hajdutin, boksieri 32-vjeçar e rrëzoi në tokë dhe e goditi me shkelma, shkruan Bild.

    Kalimtarët lajmëruan policinë. Katër vetura patrullimi mbërritën në vendngjarje, por beteja e pabarabartë ishte vendosur prej kohësh.

    Policia kërkoi një ambulancë për hajdutin, i cili refuzoi të trajtohej.

    Ndërkohë, Gashi po hetohet për sulm dhe nuk ka komentuar mbi incidentin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!