×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i AAK-së thotë se Isa Mustafa duhet të largohet nga politika

    Reporteri
    09 Korrik 2019 | 19:17

    Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj ka thënë se është koha që kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa të shkojë në shtëpi.


    Demaliaj duke ironizuar me ish kryeministrin Mustafa ka theksuar se ai duhet të largohet nga skena politike.

    “Ka tema shumë më të mëdha për ti përfolur se sa ajo e komunikacionit, besoj që ka tema shumë se ajo e sodit, nuk e di nëse Mustafa është eksperti i komunikacionit. Ka ardhur koha qe ai të largohet nga politika të shkojë në pension”, ka thënë Deamaliaj në T7.

    Për dallim nga Demaliaj, bashkëpartiakja e tij Teuta Haxhiu ditë më parë përmes një statusi në Facebook i bëri ftesë Mustafës të aderojë në AAK.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!