×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas faljes së Kurban Bajramit, xhematlinjtë në fshatin Marec festuan me kallash

    Reporteri
    09 Korrik 2022 | 21:16

    Posa falet Bajrami, qetësia festës në fshatin Marec prishet nga krismat e armëve.

    Ato u shkrepën nga xhematlinjtë që shkuan për të falur namazin e kësaj feste.

    Në këtë mënyrë ata shënuan kremtën, ani se paraprakisht nga imami i xhamisë së katundit u bë thirrje që të mos festohet duke shtënë me armë.

    Kjo gjë pengoi disa prej besimtarëve që u shprehën se kjo nuk duhet të jetë mënyra e gëzimit në këtë ditë.

    Banorët e Marecit, me armë kishin festuar edhe në Bajramet e kaluara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!